-
1 grammar
[gram·mar || 'græmë(r)] gramatikëGRAMATIKA është dega më e rëndësishme e gjuhësisë, sepse ajo studion strukturën e gjuhës e kjo është ana më themelore e gjuhës.Me këtë fjalë kuptojmë shkencën që merret me studimin e rregullave të ndryshimit të fjalëve dhe të bashkimit të tyre në togfjalësh e në fjali.Gramatika ndahet në dy pjesë: morfologji dhe në sintaksë.MORFOLOGJIA merret me studimin e rregullave, sipas të cilave fjalët pësojnë ndryshime si dhe klasifikimin e tyre nëpër klasa.SINTAKSA merret me studimin e rregullave të bashkimit të fjalëve në togfjalësh e në fjali dhe të fjalive në periudhë.GRAMATIKË f. gjuh.1. Tërësia e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë dhe të lidhjes së fjalëve në fjali. Gramatika dhe leksiku. Gramatika e gjuhës shqipe. Rregullat e gramatikës. Studioj ( zotëroj, njoh) gramatikën e një gjuhe.2. Degë e gjuhësisë që studion këtë tërësi rregullash (ndryshimin e trajtave të fjalëve, ndërtimin e togfjalëshave e të fjalive) dhe që përbëhet nga dy pjesë - nga morfologjia e sintaksa. Gramatika shkencore ( historike, krahasuese). Gramatikë normative ( përshkruese).3. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Gramatika e shkollave pedagogjike ( e klasës së pestë). Libri i gramatikës. Provimi i gramatikës. Bleu gramatikën. U botua një gramatikë e re. -
2 syntax
[syn·tax || 'sintæks] n. sintaksëSINTAKSA merret me studimin e rregullave të bashkimit të fjalëve në togfjalësh e në fjali dhe të fjalive në periudhë.SINTAKSË f. gjuh.1. Pjesë e gramatikës, që studion mënyrat si lidhen fjalët në togfjalësha ose në fjali dhe vetë fjalitë ndërmjet tyre; lënda që jep njohuritë e kësaj pjese të gramatikës në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Sintaksa e fjalisë ( e periudhës).Rregullat e sintaksës. Studimet në fushën e sintaksës. Libri i sintaksës. Dha provimin e sintaksës. U botua " Sintaksa" e re.2. Mënyra se si lidhen fjalët në fjali dhe fjalitë ndërmjet tyre në një gjuhë; veçoritë e përdorimit të pjesëve të ndryshme të ligjëratës në fjali; ndërtimi i fjalive në një gjuhë. Sintaksa e shqipes. Sintaksa e fjalisë. Sintaksa poetike. let. ndërtim i posaçëm ifjalisë për t`i dhënë fuqi e gjallëri shprehjes.* * *sintaks